Të veshësh një bebe nuk është e lehtë, por të veshësh dy në të njëjtën kohë është thuajse e pamundur.

Një video ka treguar se si vuan një baba i cili mundohet të bëjë gati për shtrat dy vogëlushet e tij.

Burri australian duket se e ka shumë të vështirë të veshë binjaket, të cilat janë në lëvizje të vazhdueshme. Kur merret me njërën, tjetra ikën. Në kohën që babai i përkushtuar e kap, nis “arratinë” e para.

Gjithsesi, në fund, misionin e përfundon me sukses.

Top Channel