McCartney dokumentar për vegjetarianët

03/11/2017 11:43

Ish-pjesëtari i ‘The Beatles’ Paul McCartney shquhet për muzikën e tij dhe vegjetarizmit. Projektin e tij më të ri e ka frymëzuar pikërisht pasioni i dyti. Artisti legjendar do të prezantojë së shpejti një dokumentar të quajtur ‘një ditë në javë’, në mbështetje të fushatës së tij ‘pa mish të hënave’, e cila inkurajon njerëzit të hanë më pak mish për të mbrojtur të drejtat e kafshëve dhe ambientin.

Në dokumentar do të shfaqen McCartney dhe dy vajzat e tij, Mary dhe stilistja Stella. Të përfshirë në projekt janë gjithashtu aktoret Emma Stone dhe Woody Harrelson.

Në një intervistë për National Geographic, McCartney flet per eksperiencat personale me vegjetarizmin. Ai tha se kishte vendosur të bëhej i tillë për shkak të dhembshurisë që ndiente për qengjat që kishte dikur në fermë.

“Vite më parë unë dhe gruaja ime Linda kishim një fermë me dele që më pas lindën qengja. Ato ishin lozonjar dhe plot energji. Teksa hanim mishin e tyre një dite, u ndjemë keq dhe menduam të mos e bënim më këtë gjë. Nuk na dukej e drejtë, kështu nuk e kthyem me kurrë kokën prapa”, ka thënë Paul McCartney.

Këngëtari dhe vajzat e tij nisën fushatën ‘pa mish të hënave’ në vitin 2009 dhe siç rrëfen, mënyra e tij për të bindur të tjerët të bëhen vegjetarian është pikërisht kjo: Duke i inkurajuar ata te heqin dore gradualisht e jo në mënyre drastike.

Top Channel