“Doja të vrisja sa më shumë njerëz”

02/11/2017 13:35

I dyshuari kryesor në sulmin me kamioncinë në Nju Jork, që i mori jetën tetë personave, thotë se kishte si qëllim të vriste sa më shumë njerëz që të mundej gjatë festimeve të Hallouinit.

Sayfullo Saipov, 29 vjeç, i tha hetuesve se ndjehej mirë për sulmin të cilin e kishte planifikuar që prej një viti. Emigranti nga Uzbekistani, që përballet me akuza federale për terrorizëm, thotë se është frymëzuar nga i ashtuquajturi shteti islamik.

Ai u qëllua dhe u plagos nga policia në vendngjarje. Presidenti amerikan, Donald Trump, në një postim në Twitter, tha se ai duhet të dënohej me vdekje. Akuzat e ngritura mbi Saipov janë federale çka do të thotë se qeveria mund të dominojë mbi shtetin e Nju Jorkut që ndalon dënimin kapital.

Saipov doli para gjykatës në një karrige me rrota, 24 orë pasi mori përpara çiklistë dhe kalimtarë në një pistë të dedikuar për biçikletat në Manhatanin e poshtëm të martën. Gjatë persona vdiqën në vendngjarje, dy të tjerë në spital, 12 janë të plagosur, katër prej të cilëve në gjendje kritike. Prokurorët thonë se Saipov foli lirisht me ta, duke shfrytëzuar të drejtën e tij për të evituar vetëinkriminimin, ndërsa është i arrestuar.

Sipas dokumenteve të gjykatës, ai kish thënë se sulmin e kish planifikuar që dy muaj më parë dhe e kishte vënë në zbatim me një kamionçinë të marrë me qira muajin e shkuar.

Top Channel