Shembja e idhujve, një tjetër aktor denoncon Spacey

01/11/2017 09:05

Skandalet e Hollivudit vazhdojnë të zgjerohen me një tjetër aktor që tregon se është ngacmuar nga Kevin Spacey dhe aktoren Ariane Bellamar që lëshon të njëjtat akuza ndaj Jeremy Piven.

Pretendimet kundër Spacey-t që detyruan Netflix-in të ndalojë produksionin e serialit të tij të suksesshëm “House of Cards” i ngriti Anthony Rapp mbi një incident të përpara 30 viteve. Por tani edhe aktori meksikan Robert Cavazos që ka rrëfyer në Facebook historinë e tij aspak të këndshme me aktorin hollivudian.

Cavazos tregon sesi e pat takuar Spaceyn në teatrin Old Vic në Londër ku ai ishte drejtor artistik. Spacey, sic thote i riu meksikan, ishte përpjekur ta ledhatonte përkundër dëshirës së tij. Kur ndodhej në barin e teatrit të vet, ishte pothuajse e zakonshme për të të ngacmonte këdo që i tërhiqte vëmendjen, shkruan Cavazos.

“Unë rezistova, por njoh ca njerëz të tjerë të cilët patën frikë ta ndalonin. Këto ditët e fundit, Hollivudi ka reaguar me shpejtësi ndaj akuzave për ngacmime dhe agresion seksual: Harvey Ëeinstein u largua nga kompania që ai vetë kishte themeluar e kjo vetëm pak ditë pas shpërthimit të skandalit ndërsa tani po hetohet edhe nga policia; autoritetet janë duke verifikuar edhe regjisorin James Toback të akuzuar nga Selma Blair dhe Rachel McAdams, e vetë Spacey, përveçse nuk do ta vazhdojë me serialin ku ishte producent ekzekutiv, nuk do të mundet më të marre as çmimin Emmy, që duhet t’i dorëzohej muajin e ardhshëm.

Top Channel