Papa Françesku, i sinqertë: Kur lutem, ndonjëherë dremis

01/11/2017 19:10

“Errare humanum est” apo “të gabosh është njerëzore”! E pavarësisht pozicionit të tij, Papa Françesku mbetet një njeri.

Në serinë më të fundit nga rrëfimet e tij, papa argjentinas tregoi se ka raste, kur e zë gjumi ndërsa lutet.

“Shën Terezës i ndodhte gjithashtu”, deklaroi papa 80-vjeçar, duke iu referuar shenjtores së shekullit të XIX.

Megjithatë, pavarësisht idesë së përgjithshme, Papa tha se të të zërë gjumi ndërsa lutesh nuk është aspak e gabuar.

Përkundrazi, sipas kreut të Vatikanit, kur dikush dremit gjatë lutjes kënaq Zotin, pasi të krishterët ndihen si fëmijë që shtrihen në krahët e babait të tyre.

Papa Françesku drejton Kishën Katolike Romane që prej vitit 2013, e ai është bërë i njohur jo vetëm për disa reforma të moderuara dhe transparencën që promovon, por mbi të gjitha për përdorimin e gjuhës së drejtpërdrejtë dhe të thjeshtë.

Top Channel