Isco ‘shkëlqen’ edhe në jetën private (Foto)

01/11/2017 23:36

Mesfushori i Realit të Madridit dhe kombëtares spanjolle, Isco është duke kaluar një moment të shkëlqyer në karrierën e tij futbollistike.

Ai është kthyer në një lider, si për skuadrën e Zidanes, ashtu edhe për atë të Lopeteguit, me golat dhe lojën fantastike që po zhvillon.

Por duket se ylli spanjoll nuk mbetet pas as në jetën private. Së fundi mediat kanë folur për një lidhje të tij me aktoren spanjolle Sara Salamo.

Ndonëse 25 vjeçarja simpatike e ka mohuar këtë fakt, paparacët kanë fotografuar çiftin teksa shkonin bashkë në kinema, duke shuar çdo dyshim mbi lidhjen e tyre. Mesa duket, Isco po shkëlqen edhe në jetën private…

FOTO GALERI
1/18

Top Channel