Tek Interi ka ardhur koha e…berberit. Mauro Icardi dhe Roberto Gagliardini, siç tregon fotoja e publikuar nga kapiteni zikaltër në rrjetin social “Instagram”, duket se kanë preferuar këtë herë të kujdesen për pamjen e tyre, nga shtëpia e Antonio Candrevës.
Nuk dihet arsyeja përse këta lojtarë kanë lënë takimet e tyre respektive me berberët jo në dyqanet e shërbimit por në shtëpinë e anësorit sulmues të zikaltërve, por kjo foto tregon edhe njëherë ambientin pozitiv që rrethon futbollistët e Interit, pas një nisjeje tejet të mbarë të sezonit të ri të Serie A.
Pas 11 javësh të luajtura, Interi është i vetmi që ndjek kryesuesit e Napolit, që kanë 31 pikë, me dy pikë më parë, duke lënë në vendin e tretë kampionët në fuqi të Juventusit me 28 pikë, po aq sa Lazio, duke përmbushur kështu të paktën momentalisht objektivin zikaltër për një biletë në Championsin e vitit të ardhshëm.
Top Channel