Agresori i sulmit në Nju Jork, në SHBA me Lotarinë Amerikane

01/11/2017 14:09

Sayfullo Saipov u identifikua nga policia amerikane si i dyshuari për sulmin me makinë në Nju Jork. 29 -vjeçari nga Uzbekistani akuzohet se vrau 8 persona dhe plagosi 11 të tjerë kur me makinën që ngiste goditi një grup çiklistësh dhe këmbësorësh në Manhatan.

Mediat amerikane shkruajnë se Saipov mbërriti në SHBA në vitin 2010 dhe jetonte në Florida, por së fundmi u Transferua në Nju Xhersi ku dhe punonte si shofer për “Uber”. Saipov u plagos nga policia amerikan pasi kreu sulmin dhe tashmë raportohet se është në gjendje kritike në spital, pavarësisht ndërhyrjeve kirurgjikale.

Autoritetet ende nuk kanë një motiv për sulmin, megjithëse “New York Timës” raporton se i dyshuari ishte në radarin e autoriteteve federale. Dëshmitarë të sulmit thanë se Saipov thërriti “allahu ambar” gjatë sulmit dhe në makinën që ai përdori u gjet një shënim ku shkruhej se sulmi ishte bërë për shtetin islamik.

Megjithatë, persona të ndryshëm që njihnin Saipov gjatë qëndrimit të tij në SHBA thonë se janë habitur nga ngjarja, pasi ai ishte një njeri i sjellshëm dhe që nuk shkaktonte kurrë probleme. Ekspertët thonë se ai mund të jetë radikalizuar ndërsa jetonte në SHBA, ku figuron se është martuar me shtetasen uzbeke Nozima Odilova në vitin 2013.

Mes viktimave të Saipov janë 5 miq nga Argjentina që kishin udhëtuar drejt SHBA për pushime, një shtetas belg, ndërsa dy të tjerë mbeten ende të paidentifikuar. Presidenti amerikan Donald Trump dënoi ashpër sulmin dhe tha se nuk duhet lejuar shteti islamik të hyjë në SHBA me çdo mjet.

Agresioni i kryer nga Saipov i dha Trump një argument mjaft të fortë për të kërkuar ndryshime thelbësore në dhënien e vizave, pasi raportohet se Saipov hyri në SHBA përmes Lotarisë Amerikane.

Top Channel