24-vjeçari “zgjohet” në arkivol, shkon në spital dhe…vdes

01/11/2017 19:31

Për disa orë me radhë qëndroi në një arkivol të hapur, ku familjarët, të afërmit dhe të njohur po i jepnin lamtumirën e fundit.

Por, befas 24-vjeçari peruan Watson Franklin Mandujano Doroteo lëvizi dhe të pranishmit vunë re që i riu nuk kishte ndërruar jetë, por kishte humbur ndjenjat.

Në dijeni të faktit që Watson kishte konsumuar më herët një përzierje të madhe ilaçesh qetësuese, familjarët e dërguan me shpejtësi në spital.

Mjekët konfirmuan se ai ishte ende gjallë dhe menjëherë e vendosën nën kujdes, por pak më vonë, gjendja e tij u përkeqësua dhe 24-vjeçari ndërroi jetë.

Sipas televizioneve kolumbiane gjithçka nisi nga një dhëmb. Watson ishte paraqitur në një klinikë dentare për të mbushur një dhemb, por menjëherë më pas, ai pësoi komplikacione të shumfishta, përfshirë edhe ethe.

Për të shmangur përkeqësimin, 24-vjeçari u vizitua në spital, ku mjekët i dhanë një kurë me qetësues, që fillimisht i shkaktuan humbje të ndjenjave dhe më pas vdekjen.

Top Channel