Sofia, emri më i preferuar për vajzat për 2017-ën

31/10/2017 10:54

Sofia është emri më popullor përreth botës për vajzat gjatë vitit 2017. Ky emër dominon zakonshëm në tetë nga 49 vendet e botës.

Meksika, Rusia, Italia, Zvicra, Estonia, Kili dhe Sllovakia janë vendet ku prindërit i pagëzuan më së shumti vajzat e tyre me këtë emër gjatë 2017-ës. Në 20 vende, ky është ndër tre emrat e popullarizuar.

Sofia në greqisht do të thotë “mençuri” dhe sekreti i popullaritetit të këtij emri është se ajo shqiptohet në gjuhë të ndryshme.

Emrat e disa prej personaliteteve të famshme, si Sofia Vergara dhe Sofia Loren, janë të lidhura me popullaritetin e emrit.

Top Channel