Drejt Anglisë me kamion, ndalohen 10 klandestinë

31/10/2017 08:35

Dhjetë emigrantë ilegalë vietnamezë u gjetën të ngjeshur brenda një kamioni në një stacion të shërbimit të autostradës në Britani, e pavarësisht kësaj ata ia kishin dalë mbanë të kalonin dy kontrolleve në dy pika kufitare.

Grupi u gjet i mbyllur në hapësira të ngushta në pjesën e prapme të kamionit, e cila ishte e mbushur me arka, pasi shoferi u ndal për një pushim dhe dëgjoi zhurmën që po vinte nga mbrapa.

Për habinë e tij, dhjetë meshkuj u tërhoqën nga pjesa e prapme e kamionit, edhe pse ai kishte bindjen se brenda nuk kishte asnjë njeri, kjo pasi asgjë e çuditshme nuk ishte evidentuar nga kontrollet në kufi.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel