Azilkërkuesit në Australi kanë frikë të lënë kampin

31/10/2017 14:42

Refugjatët që mbahen nga Australia në Papua Guinenë e Re janë mbyllur brenda kampit të tyre dhe nisën veprime ligjore për të luftuar kundër mbylljes së tij.

Australia i mban azilkërkuesit që mbërrijnë me varka në kampe refugjatësh në Papua Guinenë e re dhe në kombin ishull të Naurut. Por një gjykata vendosi se kampi në ishullin Manus në Papua Guionenë e re duhet mbyllur pasi është i jashtëligjshëm.

Mbyllja e kampit është pjesë e planit të qeverisë australiane për të nxisë refugjatët dhe azilkërkuesit të kthehen ën vendet e tyre, të jetojnë në Papua Guinëne e re ose të shkojnë në qendra të tjera strehimi duke eliminuar një pjesë të madhe të programit të kushtueshëm dhe kontradiktor të ndalimit të tyre.

Por refugjatët në kampin e ishullit Manus thonë se kanë frikë të ikin që aty, pasi i druhen dhunës nga banorët e zonës. këta të fundit, u mblodhën me dhjetëra rreth kampit dhe i thërrisni refugjatëve që të mos guxonin të dilnin jashtë tij.

Autoritete ndërkohë kanë ndërprerë ujin dhe elektricitetin në kamp siç parashikon mbyllja e tij për të martën. refugjatët janë paralajmëruar se nuk do të marrin as ushqim. Aktivistët për të drejtat e njeriut dhe shumë australianë kundërshtojnë këtë politikë të qeverisë së tyre që i lë refugjatët në mes të katër rrugëve. Për këtë arsye mjaft njerëz protestuan në Sidni dhe i kërkuan autoriteteve australiane që të përballen me përgjegjësinë e tyre ndaj refugjatëve dhe ata ti sjellin në Australi e jo ti braktisin në ishujt e paqësorit.

Top Channel