Tmerr në Austri, era “flak” tutje avionin

30/10/2017 17:23

Pasagjerët e një fluturimi ajror në Austri duhet të kenë përjetuar frikën më të madhe të jetës së tyre, pasi piloti tentoi të ulej në aeroport me mot të keq.

Episodi i frikshëm ndodhi në Aeroportin e Salzburgut dhe u filmua nga kameramani Michael Hufnagel.

Për shkak të erës, që duket qartë nga lëvizjet e avionit, piloti u detyrua që të ngrihej sërish në fluturim, pasi preku pistën në mënyrën e gabuar.

Fatmirësisht, në tentativën e dytë për ulje gjithçka shkoi mirë dhe nga incidenti i frikshëm nuk pati asnjë lëndim.

Stuhi të fuqishme kanë shkaktuar mjaft probleme në Europën Qendrore dhe Veriore, e Austria është një prej vendeve të prekura.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel