Një shitës frutash në Filipine i ka ende të gjitha gishtat e dorës edhe pse, duke e parë në aksion, një gjë e tillë duket e pabesueshme.

Një video tregon se si shitësi arrin të qërojë dhe presë brenda një minute ananasin për klientët e tij.

Tehu i mprehtë i thikës pret frutin në kohën që kalon pak milimetra nga gishtat e shitësit, që punon në pazarin e Davaos.

Ai që ka postuar videon, shkruan: “Ky mund të jetë qëruesi i ananasit më i talentuar në botë. Për një minutë e qëron dhe ta fut në qese”.

Top Channel