Kim Jong-un “braktis” për një çast raketat, për kozmetikën

30/10/2017 17:54

Nuk e dimë nëse Kim Jong-un përdor rregullisht kremërat dhe hidratuesit, por udhëheqësi koreano-verior u shfaq një klient shumë i vëmendshëm, kur për një ditë la raketat balistike në këmbin të aromave, gjatë vizitës në një fabrikë kozmetikesh.

Ndërsa Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis deklaronte se Uashingtoni nuk do të pranojë kurrë një Kore bërthamore, Kim Jong-un po udhëzonte punëtoret e fabrikës së kozmetikeve, duke shfaqur edhe anën e tij të butë, të paktën sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “KCNA”.

Vizita ishte e rëndësishme edhe për vet identitetin e shoqëruesve të tij, dy prej femrave më të fuqishme në Korenë e Veriut. Bashkë me kreun e vendit ishte edhe gruaja e tij, Ri Sol-ju, e cila shumë rrallë shfaqet në publik. Një tjetër figurë e rëndësishme ishte Kim Yo-jong, motra e udhëheqësit, e cila së fundi u emërua pjesë e Byrosë Politike të partisë qeverisëse. Megjithëse ajo u tregua e kujdesshme dhe nuk u shfaq në foton e rastit.

Kim Jong-un përgëzoi gjatë vizitës punëtorët për punën dhe për herë të parë përmendi mundësinë që produktet koreano-veriore të bëhen një markë e njohur në botë. Udhëheqësi koreano-verior vizitoi edhe një fabrikë këpucësh, e sërish bëri referenca të ngjashme, duke i krahasuar ato me markat më të njohura.

Top Channel