“Festa e Fantazisë”,parada e rimëkëmbjes në Florida

30/10/2017 15:08

Gati dy muaj pasi uragani “Irma” u përplas me të gjithë forcën e tij shkatërrimtare mbi ishujt Key West të Floridas, mijëra banorë të zonës dhe turistë dolën nëpër rrugë për të ndjekur plot kënaqësi paradën “Festa e Fantazisë”.

Përmes saj vendasit janë përpjekur të tregojnë se fatkeqësia natyrore nuk i vuri poshtë dhe se aftësia e tyre e rimëkëmbjes, është e madhe.

“Uragani nuk na pengoi dot që të vazhdonim jetën si normalisht. Dhe ne jemi këtu sot për ta treguar një gjë të tillë”, tha Scott Purvis, banor.

“Ne jemi nga zona e Sanibel-Fort Myers. edhe ne po rimëkëmbemi nga stuhia dhe dua të them se jemi të gjithë të bashkuara në këtë situatë. Ndaj dhe zbrisnim këtu që të mbështesnim ekonominë lokale..nuk do ta humbisnim rastin për asgjë në botë”, thotë Daniel Schuyler, spektator .

Festivali 10 ditor i maskave dhe kostumeve shumëngjyrëshe i sjell grupit të ishujve çdo vit gati 30 milionë dollarë fitime. Në mënyrë të pashmangshme, parada e sivjetshme u mbizotërua prej temës së uraganit, e cila kishte frymëzuar njërin prej grupeve pjesëmarrëse që ta zbukuronte krejtësisht platformën e vet të levizshme me mbetje të shkaktuara prej stuhisë.

Top Channel