Hamilton: I lumtur për titullin. Duhet ta mbyllja më mirë

29/10/2017 22:05

Max Verstappen triumfoi në Çmimin e Madh të Meksikës, e treta garë e fituar prej tij në karrierë, por askush nuk e kishte mendjen tek ai në fundin e garës.

Tifozët, por edhe gazetarët u dyndën menjëherë te britaniku Hamilton, i cili zyrtarizoi titullin e katërt botërorë në karrierën e tij.

Pasi kaloi finishin, mori menjëherë urimet nga pjesëtarët e skuderisë së Mercedes, ndërsa befasoi edhe një urim i menjëhershëm në kufje edhe nga futbollisti brazilian, Neymar.

Më pas, Hamilton falenderoj familjen e tij dhe skuadrën për karrierën e tij në shkëlqyer në Formula 1.

Sa i përket garës së sotme, britaniku u shpreh se pretendonte të bënte më mirë, por pas aksidentit në fillimin e garës u bë e vështirë.

“Nuk e di se çfarë ndodhi në kthesën e parë, por arrita të rikthehem. Do të preferoja të bëja më mirë në këtë garë, por edhe vendi i 9 ishte i rëndësishëm”, tha Hamilton.

Top Channel