Skënderbeu vazhdon marshimin, mposht 2-0 Luftëtarin

28/10/2017 19:34

Skënderbeu nuk njeh kundërshtarë në Superligën shqiptare. Në Javën e tetë të saj korçarët kanë fituar 2-0 përball Luftëtarit të Hasan Likës në shtëpinë e tyre.

Lilaj zhbllokon ndeshjen në minutën e katërt me penallti, ndërkohë që në pjesën e dytë Gavazaj i sapo futur ë fushën e lojës shënon golin e dytë duke mbyllur gjithçka.

Tashmë “Ujqërit e Dëborës” e kanë të gjithë vëmendjen tek ndeshja e së enjtes, kundër Partizanit të Beogradit.

Më herët, Lushnja ka regjistruar fitoren e parë 2-1 ndaj Teutës, fitore që solli edhe largimin e Maganit nga stoli i durrsakëve.

Top Channel