Paris, metodë e re argëtimi përmes hedhjes së sëpatës

27/10/2017 18:11

Parizienët janë të famshëm për dashurinë e tyre për artin, modën, ushqimin e mirë dhe verën. E kush do të shpresonte se ata do të tregohen entuziastë, edhe ndaj mundësisë për të paguar 19 euro në orë për të hedhur një sëpatë në mur?

Ai është Thomas Morel, një ish-financier 30-vjeçar, i cili ka parë sesa shumë e pëlqejnë kanadezët këtë sport, lojë apo çdo gjë tjetër mund të quhet kjo praktikë.

“Hedhja e sëpatës është një sport i mrekullueshëm. Ai kërkon përqëndrim dhe të bën të ndihesh i qetësuar. Mendova se ishte një ide e mirë dhe desha t’ia ofroja atë qytetarëve të Parisit”, tha Thomas Morel.

Kështu, ai krijoi atë që e ka quajtur “Les Cognees”, që në frëngjisht do të thotë “sëpatat”, ku njerëzit mund të mblidhen pas pune dhe për të paguar parà për të hedhur mjetet e rënda drejt një shënjestre në mur.

Çfarë mund të shkojë keq? Shumë gjëra në fakt, por brenda ambientit zbatohen një sërë masash sigurie. Alkooli nuk është i lejueshëm, sëpatat nuk janë të mprehta dhe një sërë udhëzimesh u lexohen pjesëmarrësve kur mbërrijnë.

Qendra e Morel gjendet në qarkun e 18 në verilindje të qytetit, një lagje e banuar tradicionalisht nga klasa punëtore. Klientët që janë joshur nga kjo nismë janë mes moshave 20 e 30-vjeçare.

Top Channel