Vetëvritet “live” në Facebook pasi vajza u fejua pa miratimin e tij

24/10/2017 17:54

Një video e tmerrshme është publikuar ditët e fundit. Një baba i dëshpëruar ka vrarë veten me pistoletë “live” në Facebook.

Arsyeja? Vajza kishte vendosur të martohej pa miratimin e tij. Ayhan Uzun, nga Kajseri, shihet duke folur përpara kamerës e më pas vë në kokë pistoletën e tërheq këmbëzën.

Fjalët e tij të fundit ishin këto: “Më njoftuan me telefon për fejesën e vajzës. Nuk më pyeti njeri. Nuk më trajtuan si burrë. Vjehrri më zuri vendin dhe pa të drejtë e aprovoi martesën e vajzës sime. Vullneti im është që ata persona që më vunë në pozitë të tillë, të mos jenë në funeralin tim. Lamtumirë”.

Top Channel