Fillon sezoni i ri, Top Channel në festë

20/10/2017 15:19

Top Channel feston fillimin e sezonit të ri. Duke filluar kështu edhe një sezon të ri ndryshe. Duke qenë në përmirësim të vazhdueshëm e duke mbajtur stafetën e cilësisë më të mirë në treg.

Por festa si gjithmonë përkon me ditëlindjen e themeluesit të Top Media, Dritan Hoxha.

Ëndrra e tij vazhdon edhe sot duke e gjetur familjen e Top Medias në punë, e të shpërblyer, për të qenë të parët dhe me të mirët.

Presidentja e Top Channel, Vjollca Hoxha, e nisi fjalën e saj me një ndjesë personale të pasuar me një falenderim për të gjithë.

“Kemi shumë vite që mblidhemi, festojmë bashkë dhe i premtojmë njëri-tjetrit që sezoni i ri do të jetë më i mirë se ai që shkoi. Dua që ta bëjmë ndryshe këtë vit, duke filluar nga mua personalisht dhe familja Hoxha; për çdoherë që dikush nga ju është ndjerë i pavlerësuar, i fyer, apo i pakënaqur, ju kërkoj personalisht ndjesë! Për çdo ide, projekt apo mundësi që iu është mohuar, kërkoj ndjesë! Për të gjitha orët që keni punuar pa u ankuar, pa pritur asgjë në këmbim dhe të lumtur për rezultatin, ju jam mirënjohëse dhe sinqerisht ju them njëmijë herë faleminderit!”, u shpreh Vjollca Hoxha, Presidente e Top Channel.

Me misionin për të pasur gjithmonë të vërtetën si objektiv, edhe për këtë  sezon ajo është shpërblimi për publikun që ndjek me përkushtim Top Channel.

Top Channel nis kështu një faqe të re, dhe në një mënyrë origjinale dhe të natyrshme. Duke festuar!

“Sezoni i ri sapo është çelur e do të kemi kohë të diskutojmë, analizojmë rezultatet e secilit dhe natyrisht do të shpërblehen punëtorët më të talentuar dhe më të mirë. Por sot është festë dhe prandaj le të festojmë!”, shton Vjollca Hoxha, presidente e Top Channel.

Top Channel