Inter pa Brozovic, Spalleti beson te Gagliardini

14/10/2017 12:49

Derbi është gjithnjë special dhe më mirë një gjë të tillë e di trajneri i Interit, Luciano Spalletti, që derbi ka luajtur shumë në Romë. Por këtë të diel do të luajë të parin e tij në Milano, përballë Milanit.

“Është një nder për mua të jem për herë të parë pjesë e derbit të Milanos. E kam provuar këtë ndjenjë shumë herë në Romë, por Milano është një qytet shumë modern, edhe pse shumë i lidhur pas traditës dhe me një derbi që po bëhet gjithnjë i pari në botë”, tha trajneri i Inerit në konferencën për shtyp.

Më tej, Spalletti foli për kolegun e tij, njohja me të cilën është që kurse Montella ishte nën urdhrat e tij si futbollist: “Ka qenë një futbollist dhe mik. Futbollist i mirë dhe trajneri i aftë. Ka të drejtë për 7 pikët diferencë që kemi sot, por nuk është për fajin tonë”, u shpreh Spalletti.

Sa i përket skuadrës me të cilën do të luajë derbin, Spalleti nuk jep shumë detaje, ndërkohë që flet për ata që ka në dispozicion: “Brozovic nuk është në këtë ndeshje, pasi është dëmtuar me ekipin kombëtar, por kjo nuk është një alibi për ne. Rikthehet ndërkohë Cancelo që për ne është si një blerje e re, pasi është një futbollist që mund të bëjë disa role në fushë, për më tepër ai ka luajtur edhe përballje të rëndësishme ndaj Real Madrid dhe Barcelonës dhe eksperienca e tij mund të jetë e vlefshme. Presim që edhe Gagliardini të tregojë vlerat e tij, pasi do të jetë brenda kësaj ndeshje”, tha Spalletti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA