Festivali i balonave
14/10/2017 01:50
Balona shumëngjyrëshe me ajër të ngrohtë, të përmasave dhe formave të ndryshme, mbushën qiellin mbi Albuquerque në New Mexico të shtunën, në ditën e parafundit të Festivalit Ndërkombëtar të Balonave, që këtë vit është në edicionin e 46 të tij.
Qindra vetë u mblodhën në parkun e balonave për t’iu gëzuar një xhiroje në balonat gjigante, shumica e të cilave kishin forma të animuara.
Festivali 9-ditor është një paradë balonash nga 50 vende, sqarojnë organizatorët në faqen e tyre të internetit.
Rreth 1 milionë njerëz pritet të marrin pjesë në eventin që përfundon të dielën.
Top Channel