Ato të pulës janë më të përdorurat për tu ngrënë, ndërsa ato të zogjve të tjerë janë më specifike. Flasim për vezët  që më 11 tetor kishin ditën e tyre botërore.

Vendi që konsumon më shumë vezë për njeri është Meksika, me një mesatare prej 350 vezë në vit për person, e ndjekur nga Japonia me 330 dhe Kina me 320.

Por vezët nuk bëhen vetëm nga pula. Në Britani i adhurojnë vezët e pulëbardhës që mblidhen vetëm në maj, në Itali ato të strucit që vijnë nga Australia, ku adhurojnë dhe ato të emu (lloj i veçantë struci).

Vezët e emu janë mjaft të veçantë, me ngjyrë jeshile smeraldi, dhe me peshë mes 350 dhe 450 gram dhe janë mjaft të çmuara në Australi.

Veza e strucit peshon 500-600 gram, pra sa 35 vezë të pulës. Janë mjaft të lehta në shije, por e kanë të vështirë tu thyesh guackën.   

Vezët e palloit kanë shije disi të ëmbël dhe kanë qënë mjaft të dëshiruara në Romën antike. Në fakt janë disi antiekonomike sepse femra e palloit mund të bëjë maksimumi 12 vezë në vit.

Vezët e pëllumbave janë të vogla me ngjyrë të bardhë, të këshilluara në përgatitjen e krepave, mjaf të vlerësuara në kuzhinën franceze dhe kineze.

Të abrdha dhe me formë të stërzgjatur, veza e patës peshon 180-200 gram, kanë guackë të bardhe dhe një shije më intensive se veza e pulës.

Vezët e vogla  të thëllëzës janë mjaft tërheqëse, peshojnë vetëm 10-15 gram dhe mund të gatuhen njësoj si vezët e pulës dhe pse duan më pak kohë se këto të fundit.
I njëjti diskutim vlen dhe për gjeldetin. Edhe mes pulave ka ndryshime, në formë, në ngjyrë dhe në shije.

FOTO GALERI
1/8
Vezet e thellezes

Top Channel

Top News – Mbyllen aplikimet për hetues/ 536 persona aplikuan për të qenë pjesë e BKH
Ironi e fatit, por që epilogun e pati me fund të lumtur. Marianna Scarano, infermiere në repartin e reanimacionit në Poliklinikën e Barit, zbuloi një ditë aty të shtruar bashkëshortin e saj. Marianna është prej nje viti në vijën e parë të frontit kundër sëmundjes me kolegët e saj. Makthi personal sakaq filloi kur i shoqi, Vincenzo u dërgua me urgjencë në spital pasi u ndje papritur keq, ndërsa niveli i oksigjenit në gjak i kishte zbritur në 93. Tamponi i doli pozitiv, dhe e cojne me urgjencë në terapi intensive. E shoqja nuk kishte menduar kurrë se do ta gjente aty. “ Mendova se do ta intubonin, thashë se nuk do t`ia kishte dalë dot. Ishte një tmerr, megjithatë nuk hoqa dorë për asnjë cast. Nuk flija dot natën. Ishte gati e paimagjinueshme, që pas stresit të përjetuar më pacientët në të gjithë këta muaj të kaluar në repartin e terapisë intensive, të përfundoja duke bërë infermieren e një njeriu aq të dashur për mua”, ka rrëfyer ajo. Për fat të mirë, më e keqja kaloi dhe Marianna tani thotë se mund të marrë frymë lirisht, pasi i shoqi ka dalë tashmë nga zona e rrezikut, ndërsa të dy shpresojnë ta hedhin sa më shpejt pas krahëve këtë eksperiencë të frikshme.
Top Channel/ “Pse ke ardhur në shtabin tim, makina është e pastër”/ Bardhi përplaset me policinë
Top Channel/ Lezhë, gati për zgjedhjet/ Dërgohen materiale zgjedhore
Top Channel/ Përgatitjet për zgjedhjet/ Shkodër, mbërrijnë materialet zgjedhore
Top Channel/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit. Momenti kur “kërcet” arma