“Vampirët” dëbojnë misionin e OKB nga Malaui

10/10/2017 00:00

Kombet e Bashkuara kanë tërhequr punonjësit nga dy rajone në Malauin Jugor, ku një panik masiv vampirësh ka nxitur dhunë mes bandave që u ka marrë jetën pesë personave.

Malaui është një nga vendet më të varfra të botës, ku besimi në magji e supersticione të tjera është i zakonshëm në zonat rurale.

Në një raport mbi situatën, Departamenti për Sigurinë në Kombet e Bashkuara tha se rajonet mulanje dhe falombe janë prekur nga historitë pa fund për thithje gjaku dhe ekzistencën e të vampirëve. Zyrtarët thanë se një pjesë e stafit është zhvendosur, ndërsa të tjerë mbeten në zonat e operacioneve të tyre, por nuk është specifikuar se sa punonjës janë prekur. 

Bandat që akuzojnë njerëzit për vampirizëm kanë nisur kërkimet për individë të caktuar dhe bllokojnë rrugët e raportohet se pesë persona janë vrarë në zonë muajin e shkuar. Paniku, sidoqoftë, mendohet se ka ardhur nga Mozambiku fqinj, por shkaqet mbeten të panjohura.

Në 2002, Malaui pa një valë dhune të lidhur me vampirët. Sulmet mbi njerëzit albinë për shkak të supersticionit, po bëhen sipas Amnesty International një krizë të të drejtave të njeriut. Presidenti vendas, Peter Mutharika thotë se raportet janë shqetësuese dhe të frikshme.

Top Channel