Kush është gruaja misterioze e Kim Jong-un

06/10/2017 00:00

Kim Jong-un, lideri 33-vjeçar i Koresë së Veriut, është mjaft sekret përsa i përket jetës private, por media shtetërore koreanoveriore ka identifikuar një femër zyrtarisht si gruan e tij 5 vjet më parë.

Media vendase e përshkroi zonjën e këndshme që shfaqej duke buzëqeshur në një foto zyrtare, si “bashkëshorten e tij, shoqja Ri Soul-ju” në 2012.

Dihet shumë pak për femrën misterioze, madje dhe mosha e saj nuk dihet saktësisht, por mendohet mes 27 dhe 32 vjeçe.

Fillimisht u mendua se ajo ishte Hyon Song-wol, liderja e një grupi muzikor në Korenë e Veriut. Ky identifikim u bë nga inteligjenca e Koresë së Jugut, por shumë shpejt media shtetërore e Koresë së Veriut tha se ajo ishte bashkëshortja e liderit.

Media të ndryshme e kanë përshkruar si një këngëtare, apo dhe shkencëtare. Daily Beast raporton se Ri është diplomuar në universitetin Kim Il-Sung, dhe po mbron doktoraturën në shkencë.

Prindërit e saj thuhet se janë profesionistë, e ëma gjinekologe në spital, dhe i ati profesor në universitet. Megjithatë, Daily Beast thotë se Ri është një këngëtare dhe që Kim Jong-un i ra në sy gjatë një koncerti.

Madje raportimet thonë se çifti ka tre fëmijë, një i lindur në 2010, një në 2012 dhe një djalë që mendohet të ketë lindur në shkurt të 2017.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel