Java pariziene e modës, koleksioni i Westwood

01/10/2017 00:00

Ka qenë radha e ekstravagantes Vivienne Westwood të zbarkonte në javën pariziene të modës, e koleksioni i saj “pranverë-verë 2018” solli, ashtu siç pritej, një shkulm ngjyrash dhe formash eksperimentale.

Përmes këtij koleksioni, drejtori kreativ Andreas Kronthaler, njëkohësisht bashkëshort i Westwood, ka kërkuar të rrëfejë rrënjët e tij falë ndihmës së ngjyrave dhe linjave të përdorura.

Modelet zbritën në pasarelë me buzë të njollosura nga buzëkuqi, flokët të ngjitura në fytyrë e disa mbanin madje edhe struktura që ngjasonin me varëset e perdeve.

“Frymëzimi për këtë koleksion buron nga origjina ime. Kur jep diçka nga vetja, kur krijon diçka qoftë edhe në një nivel shumë personal, është si një udhëtim i vogël që ti ndërmerr. E unë arrita diku”, tha Andreas Kronthaler, drejtor kreativ.

Kronthaler dhe Westwood kanë bashkëpunuar për më shumë se 25 vite, megjithatë koleksionin e parë të përbashkët e prezantuan vetëm marsin e vitit 2016, nën titullin “Sexercise”.

Top Channel