Udhëtime për të rigjetur qetësinë…

27/09/2017 00:00

Disa ditë punë dhe ndjeni se stresi po ju kthehet… Zgjidhja është me një fjalë: ekuilibri. Sekreti është të balancojmë momentet e punës, ku kërkohet përpjekja maksimale me pushime relaksuese, në të cilat çlodhni mendjen dhe mbusheni me energji pozitive.

Nuk është momenti për ta lënë veten të bini poshtë: mjafton të stakoni kompjuterin, të shikoni më tej, të mendoni për kohë e momente të tjera.

Larg qytetit dhe rutinës së zakonshme, larg gjërave të zakonshme që bëni çdo ditë, për të përjetuar momente të reja lumturie. Fillon të mendoni për detajet e udhëtimit, për të shijuar më pas çdo moment të tij. Ose mund të mendoni për të angazhuar miq të afërt, për të organizuar “një udhëtim antistresit”. Kjo, pasi ekuilibri i duhur mund të gjendet më lehtë në një udhëtim.

Ja 5 destinacionet ku mund të shkoni…

FOTO GALERI
3/5
Kalaja e Siguldës, Letoni - Perlë e vogël në Baltik. Pyjet e bukura dhe të trasha fshehin kalatë dhe rrënojat e ndara nga barok në Rococo. Disa kilometra nga Riga gjendet parku kombëtar i Gauja dhe Siguldës, i famshëm për pistën e skive.

Top Channel