Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht Dy persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një makinë në West Midlands të Anglisë, por janë përpallur fizikisht me pronarin e saj.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën e ngjarjes, ku dy autorët shfrytëzojnë momentin që pronari i automjetit, një 43-vjeçar, largohet për disa sekonda, ndërsa personat e maskuar i drejtohen makinës.
Pronari i automjetit rikthehet dhe përballet me grabitësit, të cilët i kërkojnë çelësat e automjetit, por ai i bën ballë edhe pse goditet disa herë nga ata me shkop bejsbolli.
Teksa e shohin të pamundur të grabisin makinën BMW M4, me vlerë 55 mijë paund, autorët e maskuar largohen me shpejtësi me VW Golf.
Policia, e cila është vënë në kërkim të autorëve, ka bërë të ditur se në njëjtën ditë ka ndodhur një tjetër rast i ngjashëm, ku dyshohet të kenë qenë të njëjtit autorë.
Top Channel