Makina e Schumacher, në ankand

27/09/2017 00:00

Ferrari, me të cilën Michael Schumacher fitoi Çmimin e Madh të Monakos dhe kampionatin e Formulës 1 në vitin 2001, ka dalë në ankand në Hong Kong, përkrah objektesh të tjera të rralla.

Makina është ende në kushte tepër të mira dhe mëse e përdorshme. Prej saj pritet të sigurohen të paktën 4 milionë dollarë.

“Mendojmë se ajo paraqet edhe spektrin më të gjerë të interesit. Nga njëra anë janë entuziastët e makinave, që sigurisht i vlerësojnë ato të garave, e me këtë Ferrari do të shijonin momente historike. Nga ana tjetër janë edhe koleksionistët e artit, për të cilët do të ishte një gjë ndryshe. Të mos harrojmë se bëhet fjalë për një yll si Schumacher. Këtë makinë e ka zotuar njeriu që ka fituar më shumë gara në histori”, tha Alain Squindo, nga shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”.

Çekiçi i ankandit ra edhe për një pjatë të rrallë qeramike “Ru”, prodhuar në kohën e dinastisë Song. Edhe pse në pamje të parë mund të duket fare e thjeshtë, vlera e saj pritet t’i kapërcejë 13 milionë dollarët.

Ndër objektet e tjera tejet të veçanta ishte edhe një byzylyk “Tutti Frutti” i “Cartier Bracelet” dhe një unazë rubini 8.49-karatësh i “Jar”. Ankandi i vjeshtës i shtëpisë “Sotheby’s” përfundon në Hong Kong më 3 tetor.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel