Video/ Bebe Rexha ia merr valles mes tupanave, marton vëllanë me dasmë shqiptare Për një komb si Meksika, që ende vajton dhe numëron të vdekurit pas tërmetit shkatërrimtar të së martës, Frida, qeni i stërvitur i marinës është kthyer në burim frymëzimi e krenarie.
Labradori 7-vjeçar është sot një yll i mediave sociale. Imazhin e tij e gjen si tatuazh në krahun e një burri e shfaqet edhe në një kartmonedhë 500 pesos. Gjatë karrierës së saj, Frida ka zbuluar 12 njerëz të gjallë nën gërmadha e ka diktuar edhe 40 trupa të pajetë, më shumë se çdo qen tjetër meksikan shpëtimi.
Nuhatja e Fridës ka hyrë në punë në raste fatkeqësisht natyrore, si tërmeti i Ekuadorit muajin e kaluar, ai në jug të Meksikës përpara dy javës, në një rrëshqitje dheu të Guatemales në 2015-n dhe gjatë një shpërthimi gazi në Mexico City në vitin 2013.
“Frida ndihmoi kërkimet në shkollën e shembur Enrique Rebsamen. Sa herë që nevojitet ndihma e saj, ne jemi të gatshëm të përballemi me situatën”, thotë Israel Arauz, kujdestari i Fridës.
“Kënaqësia më e madhe për ne sigurisht është kur gjenden të mbijetuar, por qentë ndihmojnë shumë edhe në zbulimin e vendndodhjes së trupave dhe në të dy pikat e fundit ku ato gërrmuan, u gjetën dy të tillë”, tregon Hector Trevino nga brigada e Qenve të Shpëtimit.
Tërmeti 7,1 i shkallës Rihter mori gati 300 jetë njerëzish dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në të paktën 52 ndërtesa të shembura vetëm në kryeqytet. Në shkollën ku u përqëndruan përpjekjet e Fridës, nën rrënoja u gjetën të pajetë 19 fëmijë, por 11 të tjerë u arrit të shpëtoheshin.
Top Channel