Icardi bëhet ‘qeros’, këtë herë shënon (Foto)

20/09/2017 00:00

Gjithsesi, modeli biond, i ngjashëm me atë të Lionel Messit, duket se nuk i solli fat sulmuesit zikaltër, pasi në ndeshjen e të shtunës, nuk arriti të gjejë rrjetën.

Por dje, Icardi zbriti në fushë ndaj Bolognas, duke suprrizuar të gjithë me shndërrimin nga biond në qeros dhe fatmirësisht, u rikthye sërish te goli.

Ende nuk dihet nëse ndryshimi i djeshëm lidhet me supersticiozitetin e sulmuesit, apo e verdha e artë në flokët e tij, ishte për qëllime komerciale.

Gjithsesi, ajo që zikaltërve ju intereson më tepër,është që Icardi të shënojë gola dhe me ‘look-un’ e tij mund të bëjë çtë dojë.

“Sot ishte qeros dhe shënoi gol. Mund ta lëmë edhe lakuriq, mjafton të dërgojë topin në rrjetë”, tha me humor Spalletti, pas ndeshjes me Bolognan.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel