‘Irma’ struk në qilar Richard Bransonin (FOTO)

07/09/2017 00:00

Uragani ‘Irma’ po i shkakton dëme kolosale ishujve në Karaibe dhe dyshimet për viktima bëhen gjithnjë e më të forta.

Srtuhisë së uraganit nuk i ka shpëtuar as manjati dhe filantropi anglez, Richard Branson, i cili ka mbetur i izoluar në vilën e tij, në ishullin Necker.

Ai, bashkë me një ekip të tërë të stafit të tij, janë strehuar në qilarin e verës, pasi stuhia e fuqishme ishte orientuar drejtpërdrejt me kompleksin e tij.

“Ne presim të përballojmë forcën e plotë të stuhisë, për rreth 5 orë, duke qëndruar në qilarin e verës, i cilio ndodhet në bodrumin e shtëpisë së madhe. Era dhe shiu godasin shtëpinë time dhe krijojnë një atmosferë të frikshme, por të bukur”, shkroi Branson në blogun e tij.  

FOTO GALERI
2/8

Top Channel