Ndahen çmimet e mjekrave (Foto)

04/09/2017 00:00

Në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë ndarë çmimet për burrat me mjekrën dhe mustaqen më të bukur në botë.

Fituesit u ndanë në kategori të ndryshme, si mustaqe, mjekër e pjesshme, mjekër e plotë etj.

Jason Kiley fitoi çmimin e stilimit perfekt të qimeve të fytyrës. MJ Johnson doli në vend të parë për faqen-mjekër, ndërsa Norbert Topf u kurorëzua fitues i kategorisë së mjekrës së pjesshme.

Michael Wollin mori çmimin e mjekrës së plotë, ndërkohë që një burrë tërhoqi vëmendjen me një stilim mjekre që e bënte të dukej si qen.

FOTO GALERI
1/19
Jason Kiley fitoi çmimin e stilimit perfekt të qimeve të fytyrës

Top Channel