Rikthehet në Tokë astronautja rekordmene

03/09/2017 00:00

Astronautja rekordmene Peggy Whitson është rikthyer në Tokë orët e vona të së shtunës, pas fluturimit hapësinor që e katapultoi atë në vendin e parë për kohëqëndrimin në hapësirë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qëndrimi 665-ditor jashtë planetit tonë i Whitsonit, nga të cilat 288 ditë krejtësisht e vetme, e tejkalon çdo qëndrim të mëparshëm të një astronauteje amerikane apo nga ndonjë vend tjetër i botës.

Whitson u nis nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës vetëm pak orë më herët, së bashku me një amerikan dhe një shtetas rus. Kapsula “Soyuz” u ul në Kazakistan pak pas lindjes së diellit këtë të dielë, kur në SHBA ishte ende natë.

Ajo vendosi disa rekorde teksa qëndronte në orbitë: astronautja më e vjetër në botë në moshën 57-vjeçare dhe astronautja femër më me eksperiencë me 10 fluturime hapësinore. Ajo u bë gjithashtu e para femër që komandonte stacionin hapësinor dy herë radhazi, që pas nisjes së saj në këtë mision nëntorin e vitit të kaluar.

Kozmonauti tjetër, Fyodor Yirchikhin qëndroi edhe më gjatë sesa ajo. Plot 673 ditë përgjatë 5 misioneve. Ndërsa austronauti i NASA-s, Jack Fischer u rikthye pas 136 ditësh qëndrimi në hapësirë, teksa u nis në muajin prill.

“Lamtumira” ishte tejet emocionuese për Whitsonin, Yurchikhin dhe Fischerin. Përpara se të riktheheshin me kapsulën “Soyuz”, ata përqafuan 3 kolëgët e tjerë që lanë pas në kompleksin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.

Komandanti më i ri i tij, Randy Bresnik theksoi se ISS-ja po humbiste plot 1476 ditë eksperiencë hapësinore me largimin e Whitsonit, Yurchikhin dhe Fischerit, ose e thënë ndryshe plot 4 vite e dy javë.

Whitson, një biokimike, vendosi një ritëm disi të pakapshëm në të trija ekspeditat e saj në stacionin hapësinor, duke kërkuar të bëhen më shumë studime shkencore. Shkencëtarët në tokë thanë se, shpesh ishte tejet e vështirë të vazhdohej me të. Ajo madje eksperimentoi edhe me ushqimin në hapësirë, duke u përpjekur të përfshinte edhe picat në vaktet standarde të ushqimeve të ngrira atje.

Whitson u mendua se do të rikthehej në qershor, pas rreth gjysmë viti në hapësirë, por kur pa të lirohej një vend në “Soyuz”, ajo rrëmbeu mundësinë për të qëndruar në orbitë edhe për 3 muaj të tjerë. Ndërkohë, vetëm një amerikane tjetër, e reja Scott Kelly, ka kaluar më shumë kohë në hapësirë në një mision të vetëm.

Top Channel