Video/ Bebe Rexha ia merr valles mes tupanave, marton vëllanë me dasmë shqiptare Një ekip ndërkombëtar artistësh kanë ndërtuar kështjellën më të lartë prej rëre në botë, në Gjermani. Një kompani udhëtimesh ishte nismëtare e projektit, me shpresën se do të sillnin rekordin botëror në Duisburg, pas një përpjekjeje të dështuar vitin e kaluar.
Pas pothuajse një muaj punë, kështjella tashmë e përfunduar e rërës arriti lartësinë e 16.68 metrave dhe u regjistrua zyrtarisht nga rekordet “Guinness” si kështjella më e lartë prej rëre.
Mijëra tonë rërë janë përdorur për ndërtimin e saj dhe ndërtuesit u mbështetën te një bazë më e gjerë dhe te kompresimi më i madh i rërës.
Banorët lokalë e kanë ndjekur realizimin e projektit prej javësh, e tani thonë se ajo që artistët kanë arritur është thjesht fantastike.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Instituti Sudarsan i rërës, për një kështjellë rëre të ndërtuar në shkurt të vitit 2017 në plazhin Puri, në shtetin indian Odisha. Ajo ishte 14.84 metra e lartë dhe u ndërtua në 9 ditë.
Top Channel