Stilistja më e mirë e… të vdekurve (Foto)

27/08/2017 00:00

Një vajzë 23-vjeçare ka fituar një konkurs në Japoni që vlerëson stilisten më të mirë të të vdekurve.

Rino Terai mposhti konkurrencën e dy finalisteve të tjera në Ekspozitën e Funeraleve në Tokio, një event që celebron artin e pastrimit të shpirtit të personave të vdekur duke i bërë që të duken të bukur në arkivol.

“Jam stërvitur çdo ditë për këtë garë. Kam parë video dhe kam punuar shumë në mënyrë që i ndjeri të duket bukur”, thotë fituesja.

Në Japoni mendohet se shpirti i njeriut është i papastër menjëherë pas vdekjes. Procesi i veshjes së trupit, që zakonisht bëhet përpara të afërmve, e pastron shpirtin përpara se të nisë udhëtimin në botën e përtejme.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA