Panik në Macau, Hong Kong e Kinë nga tajfuni “Hato”

24/08/2017 00:00

Autoritetet në Macau e kategorizuan atë si stuhi të shkallës së tretë, para se të prekte tokën, por tajfuni “Hato” ishte stuhia më e egër e parë ndonjëherë në territorin kinez, që nga viti 1968.

Erërat, që kapën shpejtësinë prej 200 km në orë, i dhanë atij statusin e një kategorie të shkallës së 10. Të paktën 9 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë janë ende të zhdukur, ndërsa skuadrat e shpëtimit kërkojnë mjetet e zhytura në ujë pas përmbytjeve që pasuan tajfunin.

Sipas raporteve lokale, xhama dhe mbeturina fluturonin në ajër, ndërkohë që janë dëmtuar shumë linjat e ujit të pijshëm. Tajfuni kaloi edhe në Hong Kong, disa orë më parë, ku autoritetet e rritën kategorinë e saj nga një stuhi e shkallës së 8 në një stuhi të shkallës së 10.

Ndryshe nga Macau, në Hong Kong shkollat dhe zyrat ishin mbyllur, tragetet dhe fluturimet u anuluan, ndërsa territori mbylli qepenat. Madje edhe bursat kanë ndalur aktivitetin, ndërsa nëpër rrugë dhe bregdet dëgjohej vetëm zhurma e kësaj kapriçoje të natyrës.

“Hato” goditi edhe provincën Guangdong në Kinë, ku raportohet se ka shkatërruar qindra shtëpi dhe ka shkaktuar shumë dëme.

Top Channel