Melania Trump falënderon Chelsea Clintonin

23/08/2017 00:00

Zonja e Parë Melania Trump ka falënderuar ish-vajzën e parë, Chelsea Clinton, e cila doli në mbrojtje të Barron Trump, kundër talljeve të tij “online”.

“Faleminderit Chelsea Clinton, është shumë e rëndësishme të mbrojmë fëmijët tanë dhe t’i lejojmë që të jenë vetvetja”, shkruante Zonja e Parë në “Twitter”.

Chelsea Clinton doli në mbrojtje të Trumpit të mitur, pas një artikulli në një të përditshmeje konservatore, ku kritikohej stili dhe veshja e djalit 11-vjeçar të presidentit.

“Trumpi më i ri nuk ka asnjë përgjegjësi, as si djali i presidentit, por më e pakta që mund të bëjë është të vishet siç duhet kur del në publik”, shkruante ajo.

Artikulli u prit me kritika, mes të cilave edhe postimi në “Twitter” i Chelsea Clinton. “Është koha që media dhe kushdo tjetër ta lërë Barronin të qetë. Ta lërë atë në fëmijërinë që ai meriton të ketë”, shkruante ajo.

Ky postim nuk ishte i pari që Clinton bënte në mbështetje të Barronit. Pas fitores së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Chelsea kishte shkruar se “Barron Trump meriton mundësinë që çdo fëmijë ka, të jetë fëmijë”.

Top Channel