Incidentet e Marinës, shkarkohet komandanti i flotës së shtatë

23/08/2017 00:00

Episodi i së hënës, kur destrojeri “USS John S. McCain” u përplas me një anije çisternë, duke plagosur 5 marinsa e duke bërë që 10 të tjerë të zhduken, ishte më i fundit i një serie incidentesh të ngjashme të luftanijeve amerikane në Azi dhe e bëri një “kokë turku”.

Zëvendësadmirali Joseph Aucoin është shkarkuar nga posti i komandantit të flotës së shtatë.

Flota me baze në Yokosuka të Japonisë është më e madhja e dislokuar nga Shtetet e Bashkuara, me 50 deri në 70 anije dhe nëndetëse. Aucoin, komandant i saj që prej vitit 2015, duhej të dilte në pension brenda disa javësh.

Shkarkimi i tij vjen në vazhdën e masave të marra nga zyrtarët e Marinës, pas përplasjes së “USS John S. McCain”. Incidenti shkaktoi një ndërprerje funksionale të rrallë të flotave amerikane në mbarë botën, si dhe rishikimin e plotë të operacioneve.

Një ditë më parë, zhytësit e angazhuar në gjetjen e marinsave të zhdukur, pas përplasjes së destrojerit me anijen çisternë, zbuluan disa pjesë trupash. Marina amerikane është zotuar të përpiqet me më tepër agresivitet për zbardhjen e arsyes së ngjarjes, e dyta e këtij lloji brenda dy muajsh.

Shtatë marinarë gjetën vdekjen në qershor, kur kryqëzori “USS Fitzgerald” u përplas me një kontenier në ujërat pranë Japonisë.

Top Channel