Me miliona flluska mbushën qiellin e Hong Kongut, si pjesë e një ekspozimi publik arti nga artisti japonez, Shinji Ohmaki.

Piramida 3 metra e lartë e flluskave, që përbëhej nga 50 njësi individuale që i prodhonin ato, lëshonte 10 mijë flluska në minutë, kërkonte 35 litra lëng të përzierë me solucionin shkumues, për çdo shfaqje që zgjaste nga 15 deri në 20 minuta. Por ajo që shihej ishte spektakolare.

“Në thelb, ndërtesat dhe qyteti që është në sfondin e këtij punimi, hapësira dhe koha në të cilën jetojmë është pak e zymtë dhe ne kemi nevojë për dritë. Në këtë vend dhe në këtë kuptim, unë doja që njerëzit të kuptonin çfarë duhet të hedhim pas krahëve”, tha Shinji Ohmaki, artist.

“Memorial Rebirth” quhet punimi i Ohmakit, që tashmë ka udhëtuar përmes 20 qyteteve në Azi. Ohmaki është një artist japonez 47-vjeçar, puna e të cilit është ekspozuar në disa prej ekspozitave më të suksesshme në vend.

Top Channel