Spektakël! Balonat me ajër pushtojnë qiellin

29/07/2017 00:00

Balona shumëngjyrëshe me ajër pushtuan qiellin e Umbrias të shtunën, një prej eventeve më të mëdha të këtij lloji në botë.

Pjesëmarrës nga i gjithë globi janë mbledhur në qytetin Italian me rastin e garës ndërkombëtare. Rreth 30 balona me ajër u ngritën me të lindur dielli mbi luginën e Sagrantinos në Umbria, duke dhuruar spektakël ngjyrash për të pranishmit.

“Ne që praktikojmë këtë lloj hobi jemi shumë të kujdesshëm. Nuk fluturojmë ne mot me shi apo kur ka shumë erë. Është më e sigurt të jesh në një balonë se sa të ngasësh një makinë”, thotë Robin Mercer, aeronaut nga Irlanda Veriore.

Aktiviteti i zhvilluar në luginën e verës zgjat 10 ditë dhe përfshin një program të pasur social ku aeronautët kanë mundësinë të provojnë edhe ushqimet e verën lokale. Eventi kulmon të dielën, kur kupa prestigjioze e argjendtë do t’i jepet skuadrës fituese.

Top Channel