Ferrari F40 mbush 30 vjeç (FOTO)

21/07/2017 00:00

F40 mbush 30 vjeç. Prezantimi zyrtar i Ferrari që u krijua për të festuar 40 vjetorin e krijimit të Shtëpisë së Maranellos, dhe e fundit që ka pasur firmën e themeluesit u publikua më 21 korrik 1987.

Shprehia maksimale e teknologjisë së atëhershme e nxjerrë në pah nga Cavallino Rampante, por në të njëjtën kohë edhe një rikthim në origjinë, kur makinat e garave ishin të njëjtat që drejtoheshin në rrugë, një derivim ekstrem i 308 GTB dhe prototipit 288 GTO Evolucion. F40, kujton Ferrari, është një kryevepër inxhinierike dhe stili, dhe hyri në imagjinatën kolektive si simbol i një epoke.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel