Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll
Kur Vladimir Putin fluturoi nga Moska për në Hamburg për të marrë pjesë në punimet e Samitit G20, itinerari i ndjekur nga avioni i tij ka qenë i lodhshëm.
FlightRadar24, një faqe që monitoron fluturimet në mbarë globin thotë se avioni i shefit të Kremlinit bëri një rrugë prej 480 kilometrash shtesë për të shmangur hapësirën ajrore të NATO-s.
E njëjta faqe thotë se Presidenti rus nuk zgjodhi rrugën e shkurtër, atë që kalon mbi Bjellorusi dhe Poloni, por nga Moska fluturoi në veri-perëndim. Ai shmangu hapësirën ajrore të Estonisë dhe u fut në atë të Finlandës e Suedisë, dy vende neutrale dhe më pas hyri në hapësirën e Danimarkës dhe Gjermanisë, dy vende anëtare të NATO-s.
I pyetur mbi këtë fakt nga mediat ruse, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk komentoi gjatë.
“Për ne ka rëndësi siguria e Presidentit gjatë një udhëtimi dhe masat që merren në këto raste janë më të mirat”, tha ai.
Top Channel