
Reja, vepra artsitike e cila në fillim ngjalli kritika dhe pati kontestime, sot pas një viti duket se është vlerësuar nga qyetarët. Janë të shumta shkrepjet e aparateve ku “Reja e Fujimotos” shërben si sfond.
“Në qytetin e madh që sot është 1.200 metra katrorë, një vepër e tillë artistike është një gjilpërë në trupin e një njeriu. Po si akupunktura, që ndoshta nuk masazhon gjithë turpin, por pickon një nerv, ka fuqinë që ta zhdërvjellësojë një qytet, ta bëjë një qytet të lëvizë, të emocionet dhe të ndjejë ashtu si një gjilpërë kur prek një nerv. Por a ka ndonjë istitucion tjetër që të ketë bërë 150 aktivitete në vit pa asnjë lek?! Kjo është fuqia e gjësë së bukur”, komenton kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.
Kryetari i bashkisë anunçon një tjetër instalacion që do të vendoset në kryeqytet.
“Tirana do ketë një instalacion tjetër që quhet “Radura”. Është një instalacion me të cilin grupi “Boeri” dhe shumë prej artistëve italianë kanë punuar në Itali e shumë shpejt do e kemi në Tiranë. Do të jetë një tjetër koncept, por kësaj here jo më me metalin dhe me konfigurimin e Resë, por duke përdorur elementë të drurit dhe besoj se do krijojmë një akupunkturë, një pineskë tjetër në trupin e qytetit, që me shpresë do gjenerojë gjithashtu shumë evente”, thotë Veliaj.
Shumë shpejt bashkia do të komisionojë disa vepra e instalacione në qytet, sidomos në zonat e reja të tij siç është bulevardi i ri, apo hapësira të tjera që po zhvillohen, në mënyrë që jo vetëm qendra e Tiranës të ketë aktivitete kulturore e artistike.
Top Channel