Shërbimi ndaj qytetarëve, ministrat e rajonit në Tiranë

18/05/2017 00:00

Përmirësimi i shërbimeve publike ndaj qytetarit është një nga reformat e rëndësishme që po zbatohet nga qeveria shqiptare.

Në Tiranë po mbahet një konferencë rajonale mbi këtë çëshjte, e cila konsiderohet si mjaft e rëndësishme për rritjen e efiçencës së administratës dhe integrimin në BE.

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito tha se përmes Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara synohet rritja e transparencës dhe luftimi i korrupsionit.

“ADISA është ajo që shkëmben me të gjitha institucionet të cilat kanë përgjegjësitë e tyre në fusha të ndryshme si të pronësisë, hipotekës, sigurimeve shoqërore, shëndetësore, gjendjes civile, etj”, deklaroi Harito.

Zbatimi i reformës në adminstratën publike mbetet një nga prioritetet kyçe për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Top Channel