Pronari i një pub-i i cili kapi një hajdut, postoi një SOS në Facebook duke kërkuar ndihmë, teksa rrëfeu se policia i tha se nuk ishte një emergjencë.

Andrew Forster, zbuloi hajdutin në një nga dhomat e pub-it rreth orës 15.30. Ai tha se shumë njerëz erdhën menjëherë pas postimit të apelit në mediat sociale, teksa policia erdhi vetëm një orë më vonë.

Lancashire Policë në Preston tha se i vjen keq për vonesën por nuk kishte patrulla në dispozicion.

Fuqia e rrjetit social
Forster thotë se u shokua kur menaxheri i pub-it, që ishte i pari që telefonoi 999, i tha se policia nuk do i përgjigjej si emergjencë. Më pas ai bëri një postim në Facebook ku kërkonte ndihmë pasi një hajdut kishte hyrë në dhomën e gjumit.

Miqtë e tij erdhën bashkë me të tjerë, duke e ndihmuar të mbante derën mbyllur. Kur erdhën forcat e policisë u arrestua një femër. “Unë e di që ata nuk kanë staf, nuk jam i zemëruar me policinë, por me mënyrën se si vepruan”, ka thënë Forster.

Top Channel