Sulmet e ISIS në Iran, përplasje verbale me SHBA

08/05/2017 00:00

Irani shpërthen kundër Amerikës, pas deklaratës së presidentit Donald Trump se lutet për viktimat, por “shtetet sponsorizuese të terrorizmit rrezikojnë të bien prè e së keqes që kanë promovuar vet”.

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike, Javad Zarif tha se vendi i tij i hedh poshtë të tilla pretendime, e shtoi se agresorët e ISIS-it janë mbështetur nga “klientë të Shteteve të Bashkuara”.

“Despotët përkrahës të terrorizmit kërcënojnë ta sjellin luftën në tokën tonë”, shkroi ai në “Tëitter”. “Palët e treta në konflikt sulmojnë atë që padronët e tyre përçmojnë më shumë: vatrën e demokracisë”.

Plot 13 vetë humbën jetën në sulmin e parë terrorist të Shtetit Islamik në Iran. Rojet Revolucionare iraniane fajësuan Arabinë Saudite për dy goditjet e koordinuara në Parlamentin e vendit dhe në varrin e Ajatollah Khomeinit.

“Sulmi terrorist ndodh vetëm një javë pas takimit të presidentit amerikan me udhëheqësit e prapambetur sauditë që mbështesin ekstremistët. Fakti që ISIS ka marrë përgjegjësinë dëshmon se ishin të përfshirë në sulmin brutal”, thuhet në deklaratën e tyre.

Militantët e ISIS-it e morën menjëherë përgjegjësinë për episodin e dhunës, një nga të rrallët e këtij lloji në Iran. Gjashtë prej agresorëve u vranë nga forcat iraniane të sigurisë, e një tjetër hodhi veten në erë.

Sulmi kundër objektit të shenjtë filloi rreth 30 minuta pas atij kundër Parlamentit dhe përfshiu 3 persona të armatosur dhe një kamikaz, i cili vrau të paktën një person dhe plagosi disa të tjerë. ISIS është në luftë me grupet e mbështetura nga Teherani në Siri dhe e sheh shumicën shiite iraniane si tradhtare që meriton vdekjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA