Vonesat e avionëve prej goditjes së zogjve? S’ka kompensim

04/05/2017 00:00

Kompanitë ajrore nuk kanë pse të paguajnë kompensim për vonesat në fluturim, nëse avioni ngadalëson për shkak të goditjes nga zogjtë.

Kështu vendosi gjykata më e lartë në Europë, e cila një incident të tillë, pra përplasjen e një avioni me zogj, e quajti një rrethanë të jashtëzakonshme.

Çështja u dërgua nga Gjykatën Europiane të Drejtësisë pas një ankese të pasagjerëve çekë, të cilët pretendonin kompensim sipas rregullave të BE-së, pasi avioni i tyre u vonua për 5 orë për shkak se u godit nga një zog.

“Një përplasje mes një avioni dhe një zogu është një rrethanë e jashtëzakonshme brenda kuptimit të vet rregullores”, deklaroi gjykata.

Ligjet europiane thonë se pasagjerët duhen kompensuar, nëse fluturimet e tyre vonohen për 3 orë apo më shumë. Megjithatë, në rastin në fjalë, gjykata vuri re se vonesa u zgjat më shumë, pasi kompania nguli këmbë për një kontroll të dytë të mjetit, diçka që sipas gjykatësve ishte e panevojshme.

Prandaj gjykata vendosi se, nëse vonesa është shuma e një rrethane të jashtëzakonshme dhe një vonese tjetër, si problemi teknik, kohëzgjatja e rrethanës së jashtëzakonshmë duhet zbritur nga totali për të vlerësuar nëse ekzistojnë bazat për kompensim.

Top Channel