Celularët po zmadhohen gjithmonë e më shumë vitet e fundit, por firma Uniherz ka vendosur të mos e ndjekë këtë trend. Jelly është “smartphone” më i vogël me një lidhje interneti 4G.

Me një çmim prej 109 dollarësh, ky celular që lindi si ideja e një grupi kinez nga Shangai, me 10 vite eksperiencë në dizenjimin dhe prodhimin e “smartphone”, do të nisë shpërndarjen në gusht të këtij viti.

Ky celular do të ketë dy versione: standard dhe pro. Versioni standard do të kushtojë 109 dollarë, ndërsa ai pro do të kushtojë 125 dollarë.

Jelly do të ketë 1 GB RAM dhe 8 GB hapësirë për foto dhe aplikacione.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel